BERLIN, 13 dhjetor /ATSH-DPA/- Pas rënies së liderit Bashar al-Assad në Siri, kancelari gjerman Olaf Scholz ka premtuar se do të ndihmojë në rindërtimin e vendit.
“Evropa do të ndihmojë gjithashtu me rindërtimin”, tha Scholz në një video në X.
“Pas disa vitesh vuajtjesh nga lufta civile, sirianët meritojnë një jetë me liri dhe siguri”, tha kancelari gjerman.
“Sundimtarët e rinj të vendit duhet ta sigurojnë këtë. Ne do të punojmë me ta mbi këtë bazë”, tha Scholz.
“Disa refugjatë sirianë në Gjermani shpresojnë të kthehen së shpejti në vendin e tyre”, shtoi ai.
“Megjithatë, sirianët që janë integruar mirë në Gjermani do të mbeten të mirëpritur në vend”, tha Scholz. //a.i/