BERLIN – Gjermania dërgon më shumë fonde në Ukrainë, kyçe për mbrojtjen

by admin
Spread the love

BERLIN, 19 shtator /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane ka planifikuar t’i sigurojë Ukrainës një ndihmë shtesë ushtarake me vlerë 400 milionë euro – duke thënë se pa fonde shtesë, Ukraina do të humbiste luftën kundër Rusisë, sipas një letre qeveritare.

Në letrën e Ministrisë së Financave drejtuar komisionit parlamentar të buxhetit, sekretari i shtetit Florian Toncar paralajmëroi për rrezikun që lidhej me dorëzimin e Ukrainës në luftën e saj mbrojtëse – nëse ajo mbetej pa mbështetje materiale.

Ndihma prej 400 milionë eurosh është pjesë e një pakete që do të ofrohet nga Gjermania dhe disa nga partnerët e saj evropianë me një vlerë totale prej 1,4 miliardë euro.

“Rreth 400 milionë euro do të financohen nga buxheti i mbrojtjes, me miratimin e parlamentit gjerman javën e ardhshme”, tha ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

“Mbështetja e mbetur prej 1 miliardë eurosh është në dispozicion përmes të ashtuquajturave kontribute partnere – fonde që Gjermania ka mbledhur nga partnerët e saj evropianë për ndihmë për Ukrainën”, tha ministri.

Paketa të tilla të mëdha të ndihmës ushtarake financohen gjithnjë e më shumë nga burime të shumta. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like