BERLIN – Gjermania dënon sulmin ndaj trupave paqeruajtëse të OKB-së në Liban

by admin
Spread the love



BERLIN, 14 tetor /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane shprehu kritika te ashpra për sulmin e drejtuar ndaj trupave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor dhe i bëri thirrje Izraelit të qartësonte se si kishte ndodhur.

“Të gjitha palët në konflikt, përfshirë ushtrinë izraelite, janë të detyruara të drejtojnë aktivitetet e tyre luftarake ekskluzivisht në objektivat ushtarake të palës tjetër në konflikt”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Berlin.

“Gjermania pret urgjentisht një shpjegim të plotë dhe mbetet në kontakt me palën izraelite për këtë çështje”, tha ai.

Zëdhënësi tha se situata në Libanin jugor po monitorohej me shumë shqetësim. Pesë trupa të misionit paqeruajtës UNIFIL janë plagosur deri më tani dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pozicionet e UNIFIL.

“Të qëlloni mbi trupat paqeruajtëse të OKB-së dhe të detyroni hyrjen në bazat e tyre është krejtësisht e papranueshme”, tha ai.

“Përparësia më e lartë duhet t’i jepet mbrojtjes dhe sigurisë së trupave të OKB-së”, tha zëdhënësi.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBalluku: MIE, mbështetje për rritjen e profesionistëve të rinj


You may also like