BERLIN – Bundestagu miraton projektligjin e sigurisë, në përgjigje të sulmeve islamike

by admin
Spread the love

BERLIN, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Ligjvënësit gjermanë miratuan një paketë masash sigurie, të propozuara nga koalicioni i qendrës së majtë të kancelarit Olaf Scholz, në përgjigje të sulmeve të supozuara islamike në fillim të këtij viti.

Plani përfshin një ndalim të përgjithshëm të thikave në ngjarjet publike.

Sipas ligjit të ri, azilkërkuesit që detyrohen të largohen nga vendi mund t’u shkurtohen përfitimet nëse një vend tjetër i Bashkimit Evropian është përgjegjës për ta sipas të ashtuquajturave Rregulla të Dublinit të BE-së dhe nuk ka pengesa për largimin e tyre.

Në hetimet për terrorizëm, duhet të mundësohet krahasimi i të dhënave biometrike në internet, me kusht që presidenti i Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) të marrë miratimin e gjykatës.

>

Një pjesë e paketës ende kërkon miratimin nga Dhoma e Lartë, e njohur si Bundesrat, e cila gjithashtu pritet të votohet, më vonë të premten.

Ka kritika për planet nga pjesë të SPD dhe të Gjelbërve, pjesërisht për shkak të masave më të ashpra në fushën e emigracionit.

Koalicioni trepalësh i kancelarit Olaf Scholz i socialdemokratëve (SPD), i të Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë pro-biznesit (FDP) nisi propozimin e ri të sigurisë.

Një sulm vdekjeprurës me thikë në një festival lokal në qytetin gjerman perëndimor të Solingen në fund të gushtit, i cili la tre persona të vdekur, bëri që qeveria e Scholzit të propozonte ndryshimet./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like