Berisha ka kërkuar falje ndaj trajnerit dhe klubit

by admin
Spread the love

Mërgim Berishën ka shkaktuar një problem te Hoffenheim dhe klubi e ka dënuar për këtë gjë, duke mos e ftuar në skuadër për tri ndeshje.  

Por si ndodhi kjo. Trajneri Pellegrino Matarazzo e kishte nxjerrë nga ndeshja me Werder Bremen vetëm pas 27 minutash, pasi Stanley Nsoki u përjashtua me karton të kuq. 

Matarazzo e nxori Berishën për arsye taktike, por sulmuesi u nervozua për këtë gjë dhe kaloi nivelet, jo vetëm në ditën e ndeshjes, por edhe të nesërmen. 

Ai ishte vetëm në tribuna si shikues në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 3-1 ndaj Bochum. 

>

Sipas Kicker.de, kjo nuk ishte befasi për 26-vjeçari, i cili e dinte se nuk do të përfshihej në ekip, pasi kishte javë që pas pezullimit, nuk kishte ushtruar me lojtarët e ekipit tjerë të Hoffenheimit, ku u bashkua vetëm pasi u sqarua incidenti. 

“E kam ndjenjën që ai ka deklaruar dëshirën e madhe që të kthehet dhe po ashtu ka kërkuar falje në mënyrë të duhur ndaj trajnerit, ndaj meje dhe ndaj ekipit. Kjo është gjëja më e rëndësishme”. 

“Ai është në rrugën e kthimit. Tani do të vëzhgohen sjelljet e tij nga stërvitja në stërvitje, nga java në javë.

Por çështja është sqaruar”, ka thënë drejtori i ri sportiv i Hoffenheimit, Andreas Schicker.

You may also like