BEOGRAD – Serbia përgatitet sot për një protestë historike

by admin

BEOGRAD, 15 mars /ATSH/- Protesta më e madhe e studentëve deri më sot dhe ndoshta një nga më të mëdhatë në historinë e vendit do të zhvillohet sot në Serbi, në kryeqytetin e Beogradit, sipas europeanwesternbalkans

Lëvizja e udhëhequr nga studentët, e cila është shfaqur pas shëmbjes fatale të stacionit hekurudhor të Novi Sadit në nëntor, ka mobilizuar shoqërinë serbe në një shkallë të paprecedentë.

Që prej muajit shkurt në qendrat universitare janë zhvilluar disa nga protestat më të mëdha në historinë e vendit, të gjitha krejtësisht paqësore dhe pa incidente.

>

Studentët paralajmëruan kulmin e kësaj faze të protestave në Beograd, ku edhe një herë kërkuan një tubim paqësor.

Ndërkohë që në publik u spekulua se protesta do të ishte “D-Day” që do të sillte pasoja politike për qeverinë, studentët njoftuan se protestat do të vazhdonin edhe pas të shtunës dhe se do të këmbëngulnin për përmbushjen e kërkesave të tyre për llogaridhënie dhe transparencë për tragjedinë e Novi Sadit.

Në letrën e djeshme drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, 35 eurodeputetë nga gjashtë grupe të ndryshme i kërkuan asaj që të paralajmërojnë publikisht qeverinë serbe përpara 15 marsit se çdo shtypje do të ndikonte drejtpërdrejt në perspektivën e Serbisë në BE. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like