Në një prononcim për “El Chiringuito de Jugones”, Karim Benzema ka thënë të vetën mbi vbështirësitë me të cilat po ndeshet Kilian Mbape në “Santiago Bernabeu”.
Sipas tij numri 9 i Realit ka një problem të madh pasi nuk luan në pozicionin e tij ideal. “Mendoj se Kilian nuk është një sulmues qëndre dhe sa herë ka interpretuar këtë rol me Kombëtaren kam vënë re se nuk ndihet komod. Problemi i madh me Mbape është se në të majtë luan një tjetër lojtar, i cili është po aq i zoti sa ai”, tha Benzema duke iu referuar Vinicius Zhunior.
>
I pyetur nëse Ançeloti do të gjente një zgjidhje për këtë problem, Benzema tha: “Nuk besoj se Ançeloti do të spostojë Viniciusin, ai për pozicionin që ka është më i miri në glob”.