BEJRUT – Forcat izraelite shkatërrojnë fshatrat në Libanin jugor

by admin
Spread the love



BEJRUT, 21 tetor /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite ka shkatërruar pothuajse plotësisht disa fshatra në Libanin jugor, duke rrafshuar shtëpitë dhe xhamitë e tyre, sipas burimeve lokale të sigurisë.

Ushtria rrafshoi fshatin Ramia pranë Bint Jbeil në zonën kufitare, ndër të tjera. Fillimisht nuk ka patur asnjë konfirmim zyrtar për këtë informacion.

Ushtarët e misionit ndërkombëtar të OKB-së vëzhguan disa njësi izraelite që avancuan nga Izraeli përgjatë vijës së demarkacionit në Liban, rreth një javë më parë.

Që nga fillimi i ofensivës tokësore në Liban në shtator, ushtria izraelite, në përgjithësi nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me lëvizjet e trupave.

>

Sipas Izraelit, qëllimi i operacionit është të shkatërrojë pozicionet e milicisë pro-iraniane të Hezbollahut pranë kufirit. Kjo do t’u mundësojë banorëve të Izraelit verior të kthehen në fshatrat e tyre.

Banorët ishin larguar nga zona kufitare për shkak të sulmeve të vazhdueshme të përditshme nga Hezbollahu që nga fillimi i luftës së Gazës – mbi një vit më parë. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKomisioni Hetimor në Shëndetësi, PD kërkon zgjatjen e afatit


You may also like