Bebe Rexha: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku

by admin

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram gjendjen alarmante në Los Angeles pas zjarreve masive që kanë përfshirë zonën. Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka përshkruar kushtet e vështira të ajrit në qytet.

“Ajri i LA sot: I trashë sa të pritet me thikë dhe mban erë sikur jetojmë brenda një oxhaku,” shkroi 35-vjeçarja, duke e shoqëruar mesazhin me një fotografi ku shfaqej me maskë, një masë e domosdoshme për t’u mbrojtur nga ndotja e ajrit.

Artistja gjithashtu iu drejtua shqetësimeve të ndjekësve për gjendjen e saj dhe të shtëpisë së saj në Los Angeles, duke treguar se është dashur të përballojë disa vështirësi gjatë natës.



You may also like