BDI: VLEN pa hezitim po rrënon gjithçka është arritur me mund në shëndetësi

by admin
Spread the love

“Në Qendrën Universitare ‘Nënë Tereza’ – Shkup nga 34 Klinika Universitare vetëm 3 Klinika udhëhiqen nga Drejtorë Medicinal Shqiptarë, veprim i cili nënçmon kapacitetin e mbi 100 Specialistëve Shqiptar që janë dëshmuar për kapacitet profesionale në dhënien e shërbimeve shëndetësore.”
Kështu ka akuzuar sot BDI, VLEN-nin për 100 ditëshin në Qeveri në sferën e shëndetësisë, shkruan SHENJA.
Nga aty thonë para qeverisë së re 50 institucione shëndetësore udhëhiqeshin nga shqiptarët ndërsa tani në këto institucione po përballen me deshqiptarizim.
“Sot, të gjitha Klinikat Universitare pranë TOARKIQU udhëhiqen nga kuadro maqedon, 1 Drejtorë Medicinal dhe 4 Udhëheqës Klinike Maqedon. Sot Fondi i Sigurimit Shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut për here të parë udhëhiqet nga dy drejtorë maqedon, duke e ditur rëndësin e këtij institucioni, institucion I cili harton buxhetin për të gjitha institucionet shëndetësore. Institucion nga I cili e gjithë popullata merr shërbime po për 100 ditë qeverisje ndryshoi në të gjitha nivelet: Nga 3 Drejtore Sektori Shqipëtar , tani vetëm 1 drejtor sektori shqiptarë. Zëvendësimi I anëtarëve shqiptar pranë komisioneve të ndryshme me Maqedonas për shembull: Komsioni për pajisje Ortopedike nga 9 anëtarë 5 në të njëjtin ishin shqiptarë ndërsa sot numri rritet në 11 anëtarë dhe vetëm 3 janë Shqiptarë.”, ka deklaruar Armend Asllani, përfaqësues i BDI-së.
Asllani shtoi se edhe në njësitë rajonale të Fondit të Sigurimit Shëndetësore ka ndryshime ku shqiptarët janë zëvendësuar me maqedonas, prej tyre udhëheqësi i Njësisë Rajonale të Fondit në Kumanovë dhe Kërçovë.
Nga BDI kanë propozuar që urgjentisht ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ta tërheqë vendimin për pezullimin e të gjitha konkurseve të shpallura për punësimin e 1.117 Punetorëve Shëndetësorë, që sië thonë nga BDI është vendim i miratuar nga qeveria e kaluar, e promovuar poashtu si e arritur e madhe e ish Ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. /SHENJA/

MARKETING

>



You may also like