BDI: Reterimi i tërësishëm i Qeverisë për Korridorin 8, konfirmoi pastërtinë e projektit

by admin
Spread the love

BDI sot përmes një kumtese thekson se reterimi i tërësishëm i Qeverisë pa legjitimitet etnik konfirmoi në tërësi pastërtinë e projektit të Korridorit 8 dhe të veprimeve të qeverisë së kaluar.
“Për dy vite me radhë, VMRO-DPMNE dhe Vlen, e kundërshtonin dhe pengonin projektin, u zotuan që do ta anulojnë, por, pa ndryshuar asnjë pikë as presje as në kontratë e as në çmim, e pranuan, e vazhduan, e quajtën të arritur historike dhe u munduan që ta përvetësojnë.
Qytetarët e dijnë se ky projekt është ideuar, projektuar, negociuar, firmosur, është vëndu gurthemeli dhe kanë nisur punimet në kohën e Qeverisë 2020-2024”, thonë nga BDI.
Hapi vijues, shtojnë nga atje, është që Qeveria tash të rikthen vendimin që aksi nga Gostivari deri në Bukojqan të realizohet me tunel, e jo me autostradë malore, sepse tuneli është opsioni më i mirë dhe më racional për këtë pjesë të korridorit.

MARKETING

>



You may also like