Skuadra nga Leverkuseni ka shënuar fitore të thellë sonte para shikuesve të vet ndaj Freiburg me rezultatin 5:1, duke iu afruar Bayern në luftën për titullin e kampionit në Bundesligë.
Granit Xhaka me bashkëlojtarë arritën tek epërsia me golin e sulmuesit çek Patrik Schick në minutën e parë të kohës shtesë të pjesës së parë, pasi i njëjti lojtar dështoi të realizojë një penallti në minutën e 33-të.
Në pjesën e dytë ‘farmaceutikët’ u treguan efikas në fushë, duke shënuar katër gola, tre prej tyre Patrik Schick (67’,74’,77’). Një gol shënoi Florian Wirtz në minutën e 51-të. Skuadra mysafire golin e nderit e shënoi në minutën e 55-të përmes Vicenzo Grifo, pas asistimit të Gregoritsch.
Pas fitores së nëntë në këtë edicion, Bayer ka grumbulluar në tabelë gjithsej 32 pikë, katër më pak se lideri Bayern Munih.
Në ndeshjet e tjera sot Eintracht pësoi si vendës nga Mainz 05 me rezultat 1:3. Si vendës pësoi edhe skuadra tjetër Hoffeinheim në sfidën kundër Borussia M’gladbach 1:2. Në terrenin vendës humbi edhe Stuttgart nga St.Pauli 0:1. Werder mposhti Union Berlin 4:1, Holstein Kiel deklasoi Augsburg 5:1.
Të dielën në program janë ndeshjet e fundit të xhiros së 15-të Bochum-Heidenheim dhe Wolfsburg-Borussia Dortmund