Bastoni në qendër po bind me Italinë, Spaleti i bën nder dhe Inzagit tek Interi

by admin
Spread the love

Në Europianin e Gjermanisë gjithçka shkoi keq, e dinë edhe muret. Italia nuk demonstroi asgjë në kompeticionin e rëndësishëm ndërkombëtar duke dalë jashtë ndaj Zvicrës. Përpara fillimit të Europianit, Spaleti tha se do të mbështetej tek blloku i Interit që ishte kampion i freskët e Italisë.

Ai i aktivizoi praktikisht të gjithë zikaltrit, por jashtë rolit që kanë memorizuar me Simone Inzagin. Nuk është arsyeja kryesore e dështimit të axurrëve, por sigurisht një nga arsyet që çuan në eliminimin e parakohshëm.

RILINDJA- Teksa trauma e eliminimit kaloi, Spaleti ka rinisur të punojë sërish dhe deri tani si rezultatet ashtu edhe lojërat kanë qenë të mira. Jo vetëm, trajneri po përdor modulin më të përshtatëm për futbollistët. Baza është skema me 3 lojtarë dhe duke alternuar 2 sulmues ose një mesfushor dhe një sulmues. Kualiteti i lojës është evident. Në bllokun e Interit Dimarko dhe Fratezi janë pika të rëndësishme dhe të palëvizshme për “Axurrët” në pritje të Barelës. Lajmet e mira po vijnë nga Bastoni, që është në habitatin e tij në mbrojtjen me tre.

>

Pavarësisht se tek Interi mbulon më shumë hapësirën majtas, në kombëtare po luan në qendër dhe si lojtar i fundit. Është një organizator i shtuar për kombëtaren. Kualiteti i tij nuk diskutohet, personaliteti dhe mentaliteti gjithashtu. Spaleti e konsideron ideal në atë rol. Dhe ndeshjet e fundit e kanë konfirmuar këtë. Trajneri Spaleti i ka bërë një ndihmë të madhe edhe Inzagit duke i ndërtuar një lojtar të ri. Pra, Interi ka një futbollist tjetër që mund t’i besojë si pasardhës i Açerbit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like