Bastianini mposht dy rivalët për titull dhe triumfon në Misano

by admin
Spread the love

Piloti italian i Ducati, Enea Bastianini, fitoi sot pasdite garën e Cmimit të Madh të Italisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Misano. Ky është suksesi i dytë sezonal për italianin, që ngjitet në vendin e katërt në renditjen e përgjithshme dhe shpresopn për titullin.

Në garën e shtëpisë, ai la pas piloti spanjoll të Ducati Pramac, Jorge Martin, i dyti.

Ndërkohë që, në podium u ngjit edhe piloti tjetër spanjoll Marc Marquez, i treti me Ducati Gresini.

Pra, një garë ku motori Ducati bëri ligjin, duke ngjitur tri pilotë në podium.

Suksesi i Bastianini erdhi në xhiron e fundit, kur parakaloi Martin, ndërkohë që kampioni i botës në fuqi, piloti tjetër i Ducati, Francesco Bagnaia, u rrëzua 6 xhiro nga fundi. Kjo bën që ai të ketë 24 pikë disavantazh ndaj Martin në renditjen e përgjithshme.

You may also like