Basketbollistet e Bashkimit dhe Penzës në top-pesëshen e xhiros

by admin
Spread the love

Superliga e Kosovës në basketboll të femrat nisi javën e shkuar, ndërsa të hënën është zgjedhur top-pesëshja e xhiros së parë, ka njoftuar të hënën Federata e Basketbollit të Kosovës.

Ekipin më të mirë të javës së parë, e dominojnë basketbollistet e Bashkimit dhe Penzës, ndërsa vend ka zënë edhe një lojtare e Pejës 03.

Bashkimi në xhiron e parë mposhti Prishtinën, Penza ishte më e mirë se Junior 06 kurse Peja 03 triumfoi ndaj Trepçës.

Vend në pesëshen e parë të kësaj xhiroje kanë zënë Aulona Muhadri e Diedona Halitaj të Bashkimit, Joyner Jasmine e Saranda Daci të Penzës dhe Veronika Liubinets e Pejës 03.

Muhadri realizoi 4 pikë e 11 kërcime, ndërsa Halitaj shtoi 16 pikë e 5 kërcime te Bashkimi.

Jasmine pati 16 pikë e 5 kërcime kurse Daci 25 pikë, 6 kërcime e 5 asistime në suksesin e Penzës, ndërsa Liubinets regjistroi 16 pikë, 18 kërcime e 7 asistime te Peja 03.

Bashkimi është kampion në fuqi dhe sezonin 2024/25 për basketbolliste e ka nisur me triumf në Superkupën e Kosovës.

You may also like