Skuadra shqiptare, Bashkimi i Kumanovës dhe Arsimi i Çegranit, shënojnë fitore në javën e 11-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Bashkimi me lojë e rezultat 5:1 e ka deklasuar Osogovon dhe barazohet me pikë me liderin e ligës.
Golashënues te Bashkimi: Memetriza Hamza 2 gola, Husein Demiri 2, Agan Sulimani 1 gola.
Arsimi i Çegranit ndali tre pikë si vendas, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Detoniten.
Realizuan Argjent Gafuri e Shefit Shefiti.
>
Rezultatet
Arsimi – Detonite 2:1
Bashkimi – Osogovo 5:1
Bellasica – Kozhuvi 0:0
Boreci – Vardari (N) 1:2
Makedonija GP – Bregallnica 3:0
Novaci – Sasa 0:1
Ohri – Skopje 1:1
Pobeda – Vardarski 6:2
Makedonija GP kryeson me 26 pikë, pasojnë Bashkimi 26, Bregallnica 24, Arsimi 23, Ohri 20 pikë etj.