Barcelona prezanton fanellën e veçantë që do të veshë në klasiken kundër Realit

by admin
Spread the love

Partneriteti i Barcelonës me Spotify ka bërë që klubi spanjoll të bashkëpunojnë me një sërë artistësh muzikorë gjatë dy viteve të fundit.

The Rolling Stones, Drake, Rosalia dhe Karol G kanë pasur emblemat e tyre të veçanta të paraqitura në fanellën e Barcelonës në vend të sponsorit kryesor të klubit, Spotify, për ndeshje të veçanta.

>

Tani, duke shkuar drejt “El Clasicos” të këtij muaji kundër Realit të Madridit, Barcelona ka hyrë në një bashkëpunim me grupin ikonik britanik Coldplay.

Sot katalanasit zbuluan fanellën speciale, me logon e Coldplay, që do ta veshin më 26 tetor, kur do të përballen me Realin e Madridit në “Santiago Bernabeu”.

You may also like