Barcelona bindëse kundër Real Madrid, fiton Superkupën e Spanjës

by admin

Barcelona fiton Superkupën e Spanjës për herë të 15-të në historinë e saj. Katalanasit mposhtën me shifrat 5-2 Real Madrid në finalen e luajtur në Yeddah të Arabisë Saudite.

Fillimisht ishin madrilenët që zhbllokuan finalen me golin e shpejtë të Mbappe.

Katalanasit barazuan shifrat me Yamal në 21′, më pas shënuan dy gola të shpejtë me Lewandowskin nga pika e bardhë e penalltisë në 36 dhe 3 minuta më vonë me Raphniha-n.

Barcelona gjeti dhe kohë dhe për golin e katërt, i cili u shënua nga Balde.

Pjesa e dytë e finales nisi po me gol. Në minutën e 48′, Raphinha shënon golin e pestë për katalanasit dhe të dytin personal.

>

Në minutën e 56′, Barcelona mbetet me 10 lojtar, pasi portieri Szczesny ndëshkohet me karton të kuq.

Në minutën e 60′, Reali shënon golin e dytë. Rodrygo shënon nga goditja e dënimit.

 

You may also like