Barcelona-Atletiko, në Miami – Shqip

by admin
Spread the love

Liga Spanjolle e Futbollit po përpiqet të marrë leje për të luajtur ndeshjen mes Barcelonës dhe Atletico Madridit në Miami këtë dhjetor. Federata thotë se partneri i saj amerikan Relevent Sports po punon me FIFA-n për të siguruar që La Liga të ketë leje për të pritur ndeshjen jashtë Spanjës.

Një përpjekje u bë pesë vjet më parë për të luajtur një ndeshje të sezonit të rregullt në Shtetet e Bashkuara, por planet u braktisën në atë kohë pas kundërshtimit nga Federata Spanjolle e Futbollit dhe sindikata e lojtarëve. Organizimi i ndeshjes jashtë vendit është pjesë e synimit për të promovuar futbollin spanjoll dhe markën e tij në vende të tjera.

>

You may also like