Ballkani e cilëson ndeshjen ndaj Kosova Düsseldorf, si festë kombëtare

by admin
Spread the love

Kampioni i Kosovës në futboll, ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani dhe shtetet përreth, të bëhen bashkë në Düsseldorf, ku të dielen zhvillohet Superkupa Kosovë-Diasporë.

Duke kujtuar peshën historike që ka muaji nëntor për kombin, Ballkani e quan festë edhe përballjen me Kosova Düsseldorfin.

“Kemi kënaqësinë dhe nderin që pikërisht në prag të festës së Flamurit Kombëtar, daljes në skenë të Ushtrisë tonë të lavdishme Çlirimtare e ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, të bëhemi bashkë në Dusselsorf të Gjermanisë me bashkatdhetarët tanë, për një festë sportive shqiptare”, shkruhet në postimin e “portokall e zinjëve” për ballafaqimin e 17 nëntorit.

Për tre herë kampionin e Kosovës në futboll, Ky duel futbollistik i bashkon dhe fuqizon më shumë shqiptarët.

>

“Ky duel futbollistik që na bashkon, e fuqizon edhe më shumë lidhjen shpirtërore e vëllazërore mes nesh, duke treguar edhe një herë si përherë, se shqiptarët janë gjithmonë bashkë, kudo ndodhen”.

Kujtojmë se përballja revyale e Superkupës Kosovë – Diasporë, zhvillohet ë dielen më 17 nëntor, duke filluar në orën 14:30.

You may also like