BRUKSEL (Belgjikë) – Prezantimi nga Komisioni Evropian i parashikimeve të tij ekonomike për 2024 dhe 2025.
PARIS (Francë) – Thirrje nga sindikatat bujqësore për të rifilluar mobilizimin e fermerëve.
POMPEI (Itali) – Hyrja në fuqi e kufizimeve për numrin e vizitorëve në zonën arkeologjike të Pompeit.
LUKSEMBURG – Vaksinat kundër Covid-19: seancë dëgjimore në gjykatën e BE-së për ankesën e ”New York Times” që kërkon akses në mesazhet me tekst të shkëmbyera midis Von der Leyen dhe CEO të Pfizer.
VALENCIA (Spanjë) – Presidenti i rajonit të Valencias del para parlamentit rajonal për të shpjeguar menaxhimin e përmbytjeve.
NOVI SAD (Serbi) – Serbët thirren nga opozita për mosbindje civile, dy javë pas shembjes vdekjeprurëse në një stacion treni.
BERLIN (Gjermani) – Kancelari Scholz pret presidentin rumun, Klaus Iohannis.
LOS ANGELES (SHBA) – Premiera e dokumentarit “Bread and Roses” me Jenifer Lawrence dhe aktivisten Malala Yousafsai./ a.jor.
The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/11/2024 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.