AXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/3/2025 – ATSH –

by admin



BERLIN (Gjermani) – Deputetët gjermanë shqyrtojnë në leximin e parë një projekt të madh investimi në mbrojtje dhe ekonomi, që kërkon lehtësimin e rregullave buxhetore kombëtare të parashikuara në kushtetutë.

ATHINË (Greqi) – Betimi i presidentit të ri të Republikës së Greqisë.

BERLIN (Gjermani) – Fillojnë negociatat midis konservatorëve dhe socialdemokratëve për të lidhur një kontratë të detajuar koalicioni për të formuar qeverinë e ardhshme gjermane.

PARIS (Francë) – Gjykata administrative vendos për kërkesën për riatdhesimin e disa nënave dhe fëmijëve të tyre nga Siria në Francë.

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Papa Françesku feston 12-vjetorin e papatit.

PARIS (Francë) – Panairi Botëror i Turizmit.

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte takohet me presidentin e SHBA Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

CAPE TOWN (Afrika e Jugut) – Samiti BE-Afrikë e Jugut me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakParashikimi i motit, e enjte, 13 mars 2025


You may also like