AXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/10/2024 – ATSH –

by admin
Spread the love

TAMPA (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – Uragani Milton pritet të zbresë në bregun perëndimor të Floridës.

STOKHOLM (Suedi) – Shpallja e çmimit Nobel në Kimi.

DUBROVNIK (Kroaci) – Samiti Ukrainë-Ballkan me pjesëmarrjen e presidentit Zelensky.

STRASBURG (Francë) – Kryeministri hungarez Viktor Orban i drejtohet Parlamentit Evropian.

PRAGË (Republika Çeke) – Qeveria çeke dhe ajo polake takohen për bisedime, e ndjekur nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

TAMBOV (Rusi) – Fillon gjyqi i gjeneralit Popov për mashtrim.

PARIS (Francë) – Hapja e ekspozitës “Arte Povera”, në koleksionin Bourse de Commerce – François Pinault.

ANKONA (Itali) – Takimi i ministrave të Shëndetësisë të G7-s.

MONACO (Principata e Monakos) – Konferenca e Sigurisë Kibernetike 2024.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Festivali i Filmit.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Premiera botërore e filmit ”Blitz”, nga Steve McQueen, në hapjen e Festivalit të Filmit në Londër.

PARIS (Francë) – Raport nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë mbi tregun e energjisë së rinovueshme.

LEIPZIG (Gjermani) – Ceremonia dhe festivali i dritave me rastin e 35-vjetorit të Revolucionit Paqësor me kancelarin Olaf Scholz.

MIAMI (Shtetet e Bashkuara) – Donald Trump merr pjesë në një takim elektoral.

OKB – Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zgjedh anëtarët e rinj të Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

OKB – Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Libinë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like