AXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/10/2024 – ATSH –

by admin
Spread the love

BOTA – Dita Ndërkombëtare e ”Jo Dhunës”.

BRUKSEL (Belgjikë) – Vizitë e kryeministrit britanik Keir Starmer për t’u takuar me Ursula von der Leyen.

NUUK (Danimarkë) – Seanca për përfundimin e paraburgimit në Groenlandë të kundërshtarit të gjuetisë së balenave, Paul Watson.

TAJVAN – Tajfuni Krathon pritet të zbresë në ishull, i shoqëruar me erëra të forta dhe shira të dendur.

BUSAN (Koreja e Jugut) – Festivali Ndërkombëtar i Filmit.

BERLIN (Gjermani) – Presidenti francez Emmanuel Macron takohet me Olaf Scholz.

STRASBURG (Francë) – Këshilli i Evropës debaton dosjen e Julian Assange.

VILLERS-COTTERÊTS (Francë) – Samiti i 19-të i Frankofonisë.

PARIS (Francë) – Komisioni i Ligjeve shqyrton rezolutën e propozuar që synon fillimin e një procedure për shkarkimin e Emmanuel Macron.

ITALI – Takim i ministrave të Brendshëm të G7-ës.

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Asambleja e Përgjithshme e Sinodit për Ardhmërinë e Kishës.

STRASBURG (Francë) – Vizitë e princit Albert II të Monakos në Këshillin e Evropës.

JEREVAN (Armeni) – Demonstratë e opozitës.

LOS ANXHELES – Premiera e serialit HBO “The Franchise”.

LOS ANXHELES – Seanca për pranimin e fajësisë për një nga mjekët e akuzuar për vdekjen e Matthew Perry.

SAN ISIDRO (Argjentinë) – Vdekja e Maradonës – Gjyqi i një infermiere (i ndarë nga ai i tetë profesionistëve të tjerë shëndetësorë).

BUENOS AIRES (Argjentinë) – Demonstrata e studentëve dhe akademikëve kundër politikave të Mileit.

PATAGONIA (Argjentinë) – Eklipsi unazor diellor i dukshëm në Patagoni./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like