Avdyli e Tusha shpresojnë në rezultat të mirë ndaj Polonisë 

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Kosovës U21 është gati për sfidën e nëserme ndaj Polonisë U21. 

Ndeshja luhet në orën 19:00 në stadiumin “Fadil VOkrri” në Prishtinëi”.

Lojtarët gjithashtu kanë shprehur entuziazmin e tyre përpara kësaj ndeshje.

Ata janë të vendosur të tregojnë vlerat e tyre në fushë dhe të japin më të mirën në fanellën dardane.

“Stërvitjet kanë shkuar mjaft mirë. Jemi bazuar në lojërat e kaluara të Polonisë, i kemi analizuar ato dhe i kemi bërë detyrat tona siç është më së miri dhe besoj se kemi punuar mjaft mirë taktikisht që të dalim me rezultat pozitiv”, tha Milot Avdyli.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Veton Tusha, duke theksuar se skuadra është e bashkuar dhe e gatshme për këtë sfidë.

“Do të luajmë në vendin tonë dhe është një emocion i mirë, pasi presim që të ketë shumë tifozë që do të na përkrahin dhe të arrijmë rezultat pozitiv.

Gjithçka në stërvitje ka shkuar perfekt”, tha Tusha.

You may also like