Autorja koreano-jugore Han Kang fiton Çmimin Nobel në Letërsi 2024

by admin
Spread the love

STOKHOLM, 10 tetor /ATSH-DPA/- Autorja koreano-jugore Han Kang është fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2024, njoftoi sot Akademia Suedeze në Stokholm.

Akademia vlerësoi prozën e saj intensive poetike që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore.

53-vjeçarja ka lindur në Gwangju, Koreja e Jugut dhe jeton në Seul.

Ajo fitoi çmimin prestigjioz “Man Booker International” në vitin 2016 për romanin e saj “The Vegetarian”, në të cilin flitej për një grua që vendos të mos hajë mish dhe pasojat personale që ky vendim ka në jetën e saj.

Çmimi Nobel në Letërsi ka një vlerë prej 1,06 milionë dollarë.

Fituesi i vitit të kaluar ishte romancieri dhe dramaturgu norvegjez Jon Fosse. Në vitin 2022, autorja franceze Annie Ernaux fitoi çmimin për veprën e saj kryesisht autobiografike.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like