AUSTRI – Van der Bellen ngarkon Nehammer për formimin e qeverisë

by admin
Spread the love

VJENË, 22 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen i ka dhënë kancelarit aktual Karl Nehammer të OVP-së konservatore mandatin për të formuar një qeveri, pas zgjedhjeve të shtatorit.

“Nehammer duhet të nisë menjëherë negociatat e koalicionit me SPO-në socialdemokrate”, tha sot kreu i shtetit.

Kjo do të thotë se FPO e krahut të djathtë nuk do të jetë aktualisht në garë për pjesëmarrje në qeveri, pavarësisht fitores së saj në zgjedhjet parlamentare.

Van der Bellen shpjegoi se bisedimet eksploruese të zhvilluara gjatë ditëve të fundit kanë konfirmuar se askush nuk dëshiron të krijojë një koalicion me FPO nën udhëheqësin e partisë Herbert Kickl.

>

Van der Bellen tha se liderët e partive të OVP dhe SPO i kishin shpjeguar atij se nuk donin të qeverisnin me FPO për shkak të shqetësimit për demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Ata përmendën gjithashtu qëndrimin pro Moskës të FPO-së, dështimin e saj për t’u distancuar nga e djathta ekstreme dhe shqetësimet e shërbimeve të huaja sekrete.

“Austria ka nevojë për një qeveri që është e aftë të veprojë”, tha presidenti.

FPO fitoi zgjedhjet parlamentare në fund të shtatorit me 29% të votave.

OVP pësoi një humbje të madhe votash dhe mori vendin e dytë me 26%.
SPO ra në nivelin më të ulët historik prej 21%./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like