AUSTRI – Ish-kancelari Nehammer tërhiqet nga politika

by admin

VJENË, 12 janar /ATSH-DPA/- Karl Nehammer, i cili dha dorëheqjen një javë më parë si kancelari i Austrisë – pas dështimit të përpjekjeve për të formuar një qeveri koalicioni pa të djathtën ekstreme – po tërhiqet nga politika kombëtare dhe po heq dorë nga vendi i tij në parlament.

“Nehammer do të bëjë një njoftim zyrtarisht lidhur me largimin e tij nga Këshilli Kombëtar, ose Dhoma e Ulët e parlamentit, deri në kohën e hapjes së seancës së ardhshme të dhomës më 22 janar”, tha një zëdhënëse e Kancelarisë në Vjenë.

Nehammer u bë kancelar në dhjetor 2021. Ambiciet e tij politike u rrëzuan nga zgjedhjet parlamentare në shtator, kur Partia e tij Popullore Konservatore (ÖVP) doli e dyta pas Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë dhe euroskeptike (FPÖ).

Negociatat mujore për të formuar një koalicion me partitë e qendrës, përfundimisht u shkatërruan në fillim të janarit.

Kjo çoi në dorëheqjen e Nehammer dhe liderit të FPÖ-së, Herbert Kickl, që u përpoq të formonte një qeveri.

>

Ndërsa Nehammer kishte refuzuar qeverisjen e ÖVP me FPÖ, udhëheqësi i ri i ÖVP Christian Stocker tha se ishte i gatshëm të angazhohej në bisedimet e koalicionit me Kickl.

Ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg aktualisht po shërben si kancelar i përkohshëm. Dita e fundit e Nehammerit në punë ishte e premtja. //a.i/

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like