AUSTRI – ”Coca-Cola” tërheq 28 milionë shishe për shkak të rrezikut për shëndetin

by admin
Spread the love

VJENË, 24 tetor /ATSH-DPA/ – Kompania ”Coca-Cola” po tërheq 28 milionë shishe plastike gjysmë litri në Austri për shkak të rrezikut që mund të përmbajnë copa të vogla metali, pas një aksidenti prodhimi.

”Kjo është tërheqja më e madhe në vend për të paktën 25 vjet”, deklaroi zëdhënësi i Autoritetit të Tregut të Vjenës, Alexander Hengl.

Kompania tha se pijet ”Coca-Cola”, ”Fanta”, ”Sprite” dhe ”MezzoMix” me një datë skadence midis 4 shkurtit 2025 dhe 12 prillit 2025 u prekën nga ky incident.

”Nuk mund të përjashtohet që një numër shumë i vogël i këtyre shisheve mund të përmbajnë copëza të vogla metalike për shkak të një gabimi teknik gjatë prodhimit”, theksoi kompania.

>

”Coca-Cola” theksoi se jo e gjithë seria e periudhës në fjalë është shitur.

”Shumë shishe mund të jenë ende në ambientet e kompanisë ose në depot e shitjes me pakicë”, tha një zëdhënës.

”Autoriteti i tregut të Vjenës dhe 80 inspektorët e tij tashmë po monitorojnë nëse shitësit me pakicë po heqin shishet nga raftet”, tha Hengl.

Tërheqja e këtij prodhimi do të përfundojë brenda pak javësh./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like