Askush si ai, Tiago Mota vendos rekord te Juventusi

by admin
Spread the love

Juventusi triumfoi pasditen e sotme me rezultatin 0-3 ndaj Xhenoas, duke u ngjitur në krye të Serisë A. Kjo ishte një fitore speciale për trajnerin Tiago Mota, i cili ka vendosur një rekord absolut nën drejtimin e bardhezinjve. 

42-vjeçari është futur në histori duke vendosur një rekord si trajneri i parë që nuk pëson gol në 6 ndeshjet e para nën drejtimin e Juventusit. Askush më herët në historinë e klubit bardhezi nuk e kishte prekur këtë rekord.  

Juventusi në 6 ndeshjet e luajtura në kampionat, ka regjistruar 3 fitore dhe 3 barazime, duke shënuan 9 gola dhe duke mos pësuar asnjë.  

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like