Arra mund të kurojë plot 10 sëmundje – Shqip

by admin
Spread the love

Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban
karbohidrate, albumin, fosfor, kalium, kalcium etj. Është i pasur gjithashtu me
vitaminat C, B, P, A, vaj eterik dhe lëndë ngjyrosëse. Lëngu që merret pas
zierjes së gjetheve tëarrës përdoret për pastrimin e gjakut, kundër sëmundjeve
të mushkërive, të lëkurës dhe të syve, është tonik i aparatit tretës dhe me anë
të tij shërohet diarreja.

Kundër diarresë përdoret me efekt lëngu i luleve mashkullore
të arrës, ndërsa kundër dhimbjeve në fyt, rekomandohen arrat me mjaltë. Gjethet
e njoma dhe të freskëta të arrës largojnë insektet, çimkat dhe milingonat nga
banesat, duke qenë tepër efikase, sidomos në shtëpinë e fshatit, ku këto të
fundit janë më të pranishme. Lëngu i luleve mashkullore të arrës, shërben
gjithashtu për largimin e mizave nga trupi i kuajve.

Recetat popullore

1. Shërimi i diarresë

Merren 5-10 gr lule mashkulore të pemës së arrës dhe më pas
zihen, në 200 ml ujë. Lëngu që përftohet nga zierja pihet sa herë që paraqitet
nevoja, sipas shkallës së sëmundjes tek pacienti. Ndërkohë, i njejti lëng i
gjetheve të ziera përdoret:

a) Në formë lavazhi kundër sëmundjeve inflamatore gjenitale;

b) Në formë klizme kundër diarresë dhe dizenterisë;

c) Për larjen e infeksioneve të lëkurës.

2. Kurimi i zgjebes, urthit dhe ekzemës

Merren 60 gr gjethe are, priten në copa dhe lihen të ziejnë
për 1 orë, në një sasi prej gjysmë litri ujë. Me lëngun e fituar lyhen
vazhdimisht pjesët e sëmura të lëkurës, derisa të zhduken shenjat e sëmundjeve
të përmendura më lart. E njejta tretësirë përdoret sakaq edhe në banjat tonike,
të cilat e bëjnë trupin të gjallë dhe të freskët.

3. Kurimi i plagëve të gojës dhe infeksioneve të kanalit
vaginal

Një sasi prej 10-15 gr gjethe arre, futen në 100 ml ujë dhe
kësaj sasie i shtojmë 5-6 gr acid borik. Pasi e ziejmë, me çajin e përgatitur i
bëjmë lavazh të vazhdueshëm gojës, apo kanalit vaginal. E njejta kurë, përdoret
edhe për të mbajtur të butë lëkurën e trupit, sidomos atë të fëmijëve. Kjo kurë
bëhet disa ditë rresht. Arrat janë ushqim shumë i mirë për fëmijët, sidomos kundër
anemisë, si dhe kundër rënies së flokëve.

4. Kundër rënies së flokëve

Hidhni 30-40 gr gjethe arre dhe lëvore degësh të njoma të
saj në 1 litër ujë. Kjo përftesë, zihet në ujë të valuar, për rreth çerek ore.
Më pas, me të shpërlahet koka çdo mbrëmje, vazhdimisht për disa ditë.

5. Për heqjen e kallove

Merren 60-80 gr lëvore e njomë e arrës dhe zihet mirë, në
500 ml ujë, për më pak se 1 orë. Pasi lihet pak, me këtë lëng shpërlahen këmbët
në pjesët e kallove, çdo gjysëm ore. Ky veprim përsëritet 2-3 ditë, derisa
kallot të zhduken.

6. Për gurët në fshikëzën e tëmthit

Mbushim me kujdes 1 lugë gjelle me gjethe të thata e të
thërrmuara të arrës, 1 lugë gjelle bishtash qershie, 1 lugë gjelle me mustaqe
misri dhe 1 lugë gjelle me gjethe të freskëta të hithrit. Këto katër element
zihen në temperaturë të lartë, në 1 litër ujë. Më pas, enën e mbulojmë, e lëmë
për 2 orë që të kullohet dhe tretësirën e përftuar e konsumojmë si çaj. Pas
ushqimit, këtij çaji, rekomandohet që t’i shtohet edhe pak mjaltë.

7. Anemia

Marrim një çerek kg arra të qëruara, një çerek kg mjaltë
natyral dhe një çerek kg kajmak qumështi. Këto të tria i përziejmë mirë derisa
të bëhen si krem dhe e konsumojmë periodikisht, nga dy herë në ditë, nga 1 lugë
gjelle për të rriturit dhe nga 2 herë në ditë nga 1 lugë kafeje, për fëmijët.
Produkti i mësipërm mund të shërbejë si ushqim tepër i ushqyeshëm edhe për
njerëzit me shëndet normal.

8. Kurimi i prostatës

Merren 2 lugë gjelle të kripthit të arrave dhe vihen të
valojnë në gjysëm litri verë, për afro 5 minuta. Tretësira e përftuar lihet të
pushojë për 10 min, kullohet dhe pihet nga një filxhan çaji gjatë ditës, e
ëmbëlsuar sipas dëshirës.

9. Infektimi i vaginës

Në një enë me ujë të valuar, fusim rreth 50 gr gjethe të
arrës. Ky produkt, mbulohet dhe lihet për afro 90 min, në një vend të errët. Më
pas, kjo tretësirë përdoret herë pas here për shpërlarjen e organeve gjenitale
të femrës.

10. Djersitja e tepërt e këmbëve

Rreth 100 gr gjethe të thata të thërrmuara të arrës, si edhe
100 gr gjethe të thërrmuara të sherebelës, i marrim dhe i përziejmë mirë e
mirë. Këtë përzierje e përvlojmë me 4 litra ujë të nxehtë. Përftesën e mbulojmë
për rreth 2 orë, pasta e kullojmë. Më pas, sërish e ngrohim derisa të jetë jo
shumë e nxehtë për lëkurën. Në këtë tretësirë, zhyten këmbët nga 20-30 min dhe
ky veprim mund të përsëritet vazhdimisht kur personi ka djersitje të tepërt.

Arra e kokosit

Arra e kokosit forcon potencën në përgjithësi dhe potencën
seksuale në veçanti, si dhe liron dhimbjet në kurriz. Përdoret kryesisht lëngu
dhe tuli i frutit të saj, me një konsumim të njejtë për disa ditë rresht.

You may also like