Antikorrupsioni hap rast për emërimin e drejtorit të ri të ASK-së, morën një ankesë anonime

by admin
Spread the love

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ka hapur lëndë për emërimin e Bojan Hristovskit për drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare, pasi që deri tek Antikorrupsioni ka arritur parashtresë anonime, në të cilën shkruhej se ai sipas të gjitha gjasave nuk i plotëson kërkesat që të bëhet drejtor.

Kryetarja e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska, thotë se një ankesë e tillë ka arritur tek ata dhe se në bazë të saj është ngritur rast.

“Nga burime anonime ka ardhur një ankesë, e cila i referohet akuzave për emërim të paligjshëm të drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Pas pranimit të ankesës është parashtruar lëndë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe pas konstatimit të gjendjes faktike vendimin do ta shpallim publikisht në seancën e Komisionit”, tha Dimitrovska.

Në lidhje me përmbajtjen e ankesës, kryetari i KSHPK-së thotë se bëhet fjalë për pretendime për mosrespektim të kushteve që kërkon Ligji për emërimin e drejtorit të BSHB-së.

 

MARKETING

>
-->



You may also like