ANKARA – Turqia vazhdon të sulmojë PKK-në, pavarësisht deklaratës së armëpushimit

by admin



ANKARA, 13 mars /ATSH-DPA/- Turqia po vazhdon operacionet ushtarake kundër Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), pavarësisht deklaratës së fundit të njëanshme të armëpushimit të grupit.

”Turqia neutralizoi 24 terroristë” në Irak dhe Siri javën e kaluar”, theksoi Ministria turke e Mbrojtjes në një deklaratë.

PKK njoftoi një armëpushim në fillim të këtij muaji, duke thënë se forcat e saj do të përmbahen nga veprimet e armatosura nëse nuk sulmohen.

Njoftimi pasoi një thirrje nga themeluesi i burgosur i grupit, Abdullah Ocalan, që PKK të dorëzonte armët dhe të shpërbëhej.

>

Megjithatë, PKK ka vendosur kushte, duke përfshirë lirimin e Ocalan. Nuk është ende e qartë se kur dhe si do të vazhdojë çarmatimi i planifikuar i PKK.

Ndërkohë, Turqia po bën thirrje për çarmatim pa kushte.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi se Turqia do të vazhdojë operacionet derisa grupi të shpërbëhet plotësisht./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama ndan foton e Thaçit: Burrë


You may also like