Anglia zyrtarizon Tuchelin – Shqip

by admin
Spread the love

Tekniku gjerman Tomas Tuchel do të jetë selektor i Kombëtares së Anglisë, ka bërë të ditur federata angleze e futbollit të mërkurën.

Tuchel është prezantuar tek Anglia, ndërsa drejtimin e “Tre Luanëve” do të marrë prej janarit të vitit 2025.

Ai ka firmosur kontratë me federatën angleze deri pas Kampionatit Botëror të vitit 2026, turne që do të mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada.

>

“Jam shumë krenar që më është dhënë nderi të drejtoj ekipin e Anglisë. Kam ndier prej kohësh lidhje personale me lojën në këtë vend dhe më ka dhënë disa momente të pabesueshme deri tash”, ka thënë ndër të tjera Tuchel.

51-vjeçar ishte i papunë që nga muaji maj i këtij viti kur u largua nga Bayern Muncheni, ndërsa gjatë karrierës ka drejtuar edhe Chelsean, Paris Saint-Germainin e Borussia Dortrmundin.

Pas përfundimit të “Euro 2024” Anglia po drejtohet nga trajneri i përkohshëm Lee Carsley, i cili ka zëvendësuar Gareth Southgaten e larguar.

You may also like