Anglezët tronditen në Londër – Shqip

by admin
Spread the love

Anglia ka zhgënjyer në stadiumin “Wembley” në Londër, duke pësuar humbje të papritur me rezultat 2:1 nga Greqia. 

Në fillim të pjesës së dytë përkatësisht në minutën e 49-të, Pavlidis ka realizuar për 0:1. 

Bellingham e ka barazuar rezultatin në minutën e 87-të.

Pavlidis si “macja e zezë” për anglezët, ka shënuar për 1:2 në minutën e 90+4 për fitoren e grekëve.

As laiku më i madh nuk e ka pritur këtë rezultat por në futbolli si gjithmonë ka rezultate të befasishme.

Pas xhiros së tretë në Ligën B të Kombeve, grupi 2, Greqia kryeson me 9 pikë, pasojnë Anglia me 6, Irlanda me 3 dhe Finlanda 0 pikë.

You may also like