Me Ançelotin tashmë të paarritshëm – trajneri italian ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Realin e Madridit deri në vitin 2026 – emrat e zëvendësuesve të mundshëm për pankinën e Brazilit kanë filluar të dëgjohen në mediat braziliane.
Ndër emrat më të lakuar në shtypin brazilian është ai i Zhoze Murinjos, trajnerit aktual të Romës. Por portugezi nuk është i vetmi në listën e kandidatëve të mundshëm për stolin e Brazilit.
Shtypi brazilian trajton më shumë opsione si ai i Abel Ferreirës, kampion i shumëfishtë me Palmeiras, Renato Gauço, i cili e përfundoi mirë sezonin 2023 me Gremion ose Zhorzh Zhezus aktualisht te Al-Hilal. Megjithatë, shumë gjëra do të varen nga zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Braziliane të Futbollit (CBF).
PANORAMASPORT.AL