Analiza/ Pa ndryshuar stil dhe modul, Flik nxori Realin “jashtë loje”

by admin
Spread the love

Barcelona e Hansi Flikut “fitoi doktoraturën” në “Santiago Bernabeu” (0-4) me një shfaqje të denjë për studim.Ajo i ka dhënë një goditje të fortë klubit të bardhë do t’i duhet kohë për ta tretur… dhe që shërben gjithashtu për të përforcuar lidershipin e saj në La Liga. “Ka mbetur shumë, por kjo është rruga për të ecur përpara”, vjen një zë nga dhoma e zhveshjes së Barcelonës. Edhe klubi madrilen e pranon verdiktin e fushës dhe situatën: “Jemi të lënduar, është një moment i vështirë dhe delikat”.

PRESING INEFIKAS – “Kur ata shënuan, kishim mbetur pa energji. Me 0-2 ata patën hapësira, ne duhej të rrezikonim u zbuluam shumë përballë kundërsulmit të tyre”, shpjegoi Ançeloti në konferencën për shtyp për diçka që ishte e prekshme në stadium dhe që përmbledh, në mënyrë të thjeshtë, atë që ndodhi në pjesën e dytë. Mirëpo, në atë energji për të cilën flet italiani, që shkon më shumë në anën psikologjike, ka ndikuar edhe mungesa e “këmbëve” për shkak të presingut joefektiv të aplikuar nga madrilenët. Bellingam, Valverde dhe Kamavinga kanë vuajtur, duke vrapuar 30 metra për të kërcyer lojtarin e lirë. Krejt me shfaqjen e treguar nga Barcelona, e cila vazhdoi të bënte presing me 0-3 në tabelë sikur të ishte duke humbur. Një presing i koordinuar dhe i punuar mirë që arriti të mbyllte bardhezinjtë kur u shkonte më shumë.

LINJA MBROJTËSE – Reali i Madridit u përpoq pafundësisht të futej në zonën e Barcelonës duke kërkuar mbrojtjen e tyre. Në pjesën e parë ia arritën me sukses, por linja mbrojtëse e Barçës e tërhequr mirë çaktivizoi plotësisht sulmin e bardhë që e mbylli ndeshjen me 12 pozicione jashtë loje (8 prej të cilëve vetëm Mbape!). Mesazhi ishte i qartë nga lojtarët e Realit, të cilët kërkonin vazhdimisht prapavijën shumë të lartë të mbrojtësve të Barçës për të përfituar nga shpejtësia e Mbappe dhe Vinicius. Me Kamavingën në krahun e majtë për të vënë në vështirësi Kunde, Vinicius pati më shumë liri se zakonisht. Megjithatë, mungesa e saktësisë para porte dhe pozicionet e vazhdueshme jashtë loje bënë që Madridi të shkonte pa gola në pjesën e parë. Kubarsi dhe Inigo Martínez u tejkaluan në shpejtësi, por ata ishin shumë inteligjentë, duke demonstruar harmoni të plotë me Kunde dhe Balde, për të ngritur lart vijën e mbrojtjes në momentin e duhur.

PLANI I FLIK – Ndryshe nga Reali, Barça kishte një plan të qartë … Njëmbëdhjetëshja e Realit dukej e ndërtuar për të prishur lojën e Barcelonës më shumë sesa për të ndërtuar vet. Me Bellingamin të hedhur në të djathtë dhe gati martirizuar në detyrat mbrojtëse, fiziku i tij po zbehej, ndërsa ai gjithashtu u përpoq të arrinte afër zonës së Barçës. Madrilenët ia besuan lojën Kamavingës dhe Tçuamenit dhe kjo mjafton…

>

FORMA E YJEVE – Levandovski, autori i dy golave të parë, Jamal dhe Rafinja, që mbyllën fitoren, personifikojnë gjendjen aktuale të yjeve të Barcelonës. Ata nuk janë të vetmit. Kubarsi, Kasado, Pedri dhe madje edhe Injaki Penja po tregojnë një potencial që premton shumë. Në anën tjetër të lojës është Vinicius, i cili pret të marrë “Topin e Artë”, por që nuk shoqërohet aq mirë nga ekipi. Lojtarët e Ançelotit vazhdojnë të kërkojnë futbollin e tyre, ndërsa presin që Mbape të rikuperojë nivelin e shfaqur me fanellën e PSG-së.

PANORAMASPORT.AL

You may also like