Analiza/ Interi me sytë nga Çalha, kur luan ai ekipi ka ekuilibër

by admin
Spread the love

Arsenali nuk është në momentin e tij më të mirë dhe vjen nga humbja kundër Njukasëllit dhe 7 pikë nga kreu i Premier Ligës që është marrë nga Liverpuli.Por sigurisht që është një rival i rrezikshëm. Dhe nëse sheh renditjen e Champions-it të ri kjo është një ndeshje direkte sepse të dyja skuadrat kanë nga 7 pikë. Vetëm golat e shënuar janë ata në favor të skuadrës së Lautaros me shokë. Një fitore e mundshme do t’i jepte Interit një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në raundin tjetër të këtij kompeticioni.

Por nëse anglezët do të zbarkojnë në “San Siro” me ndonjë problem, si vjen Interi? Le të themi që lajmi më i mirë është rikthimi i Çalhanoglusë, sepse me turkun skuadra ndryshon fytyrë. Nuk bëhet fjalë për një kritikë ndaj atyre që e zëvendësuan, por është e qartë që as Barela dhe as Zielisnki nuk janë organizatorë. Ata përshtaten me këtë rol, por ta bëjë një profesionist i vërtetë është ndryshe. Çalhanoglu është si në shtëpi aty. Di që t’i japë ekuilibër skuadrës dhe kjo është ajo për të cilën ka nevojë skuadra. Për më tepër ai sjell edhe intensitet.

BASTONI- Mbrojtësi i Interit Alesandro Bastoni doli nga fusha e lojës i dëmtuar, por nuk bëhet fjalë për asgjë serioze. Është thjesht një lodhje muskulore. Me apo pa atë, Interi ndryshon. Bashkë me turkun mund të rikthehet edhe Açerbi. Ishte në pankinë për ndeshjen kundër Venecias, por nuk ka minuta në këmbë.

>

Vështirë të mendosh që Inzagi nuk do ta përdorë, sepse De Vraj ka nevojë për të pushuar. Në mesfushë Barela dhe Mkitarian janë favoritë ndaj Zielinskit dhe Fratezit, ndërsa Dimarko është i paprekshëm në krahun e majtë. Në anën tjetër do të ketë një duel mes Dumfrisit dhe Darmianit. Në sulm pritet që Inzagi të konfirmojë dyshen “TU-LA”. Lautaro, i rikthyer te goli në “San Siro” dhe Turam janë favoritët. Duket e vështirë që Taremi të marrë fanellën e titullarit për ndeshjen e katërt radhazi në Champions. I vetmi lojtar që mungon për momentin është Karlos Augusto.

PANORAMASPORT.AL

You may also like