AMSTERDAM – Kryeministri holandez: I turpëruar nga dhuna ndaj izraelitëve pas ndeshjes Ajax-Maccabi

by admin
Spread the love

BUDAPEST, 8 nëntor /ATSH-DPA/- Kryeministri holandez, Dick Schoof tha se ai ishte thellësisht i turpëruar – për sulmet ndaj tifozëve izraelitë të futbollit nga rebelët pro-palestinezë në Amsterdam.

Kryeministri holandez e quajti dhunën një sulm të tmerrshëm antisemitik dhe u zotua se autorët do të ndiqeshin penalisht.

“Sulmet nuk do të tolerohen”, u tha Schoof gazetarëve në samitin e liderëve të BE-së, në Budapest.

“Më vjen thellësisht turp që kjo mund të ndodhë në Holandë në vitin 2024”, shtoi ai.

>

Kryebashkiaku Femke Halsema tha se gjithashtu, 20 deri në 30 persona ishin plagosur kur tifozët izraelitë të futbollit u sulmuan nga rebelët pro-palestinezë, në Amsterdam.

Sipas prokurorëve publikë, 10 të dyshuarit janë ende në paraburgim, dy prej të cilëve ishin të mitur. Gjithsej, gjatë trazirave u arrestuan 62 persona.

“Ky është një turp për Amsterdamin”, tha Halsema.

Ndeshja e “Europa League” midis Ajax Amsterdam dhe Maccabi Tel Aviv ishte klasifikuar paraprakisht si një lojë me rrezik të lartë për shkak të tensioneve politike dhe per kete arsye ishin angazhuar rreth 800 oficerë në detyrë, së bashku me njësi të tjera të lëvizshme. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like