Amerikania Jasmine më e mira e xhiros

by admin
Spread the love

Basketbollistja amerikane Joyner Jasmine që luan te skuadra e Penzës është zgjedhur lojtarja më e mirë e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.

Jasmine e udhëhoqi Penzën drejt fitores në kryeqytet ndaj Prishtinës, ndeshje të cilën e mbylli me 30 pikë, 9 kërcime e 4 asistime, ku e kishte indeksin 29, më të lartin.

Po ashtu, Jasmine ka zënë vend edhe në pesëshen më të mirë të xhiros së dytë.

Pjesë e ekipit më të mirë është edhe basketbollistja tjetër e Penzës, Saranda Daci që pati 15 pikë, 13 kërcime e 7 asistime.

>

Dy lojtaret e skuadrës së Bashkimit që mposhti Pejën 03, Aulona Muhadri e Dana Thompson janë përfshirë në pesëshen e xhiros.

Muhadri pati 13 pikë, 7 kërcime e 2 asistime kurse Thompson shtoi 15 pikë e 6 kërcime.

Pesëshja më e mirë përmbyllet nga Tanyia Gordon e Pejës 03 që realizoi 20 pikë, 14 kërcime e 2 asistime.

You may also like