Alvaro Morata: Faleminderit të gjithëve, tani jam në shtëpi

by admin
Spread the love

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata ka lënë spitalin pas goditjes që mori ditën e djeshme në stërvitje.

Përmes një postimi në InstaStory, ai shkruan se tashmë ndodhet në shtëpi.“Tashmë në shtëpi!

Faleminderit shumë për mesazhet tuaja. Faleminderit të gjithë njerëzve që punojnë në këtë klub të mrekullueshëm për gjithmonë na bëjnë të ndihemi mirë.

>

Forca Milan”, shkruan ai.Rikujtojmë që gjatë seancës së djeshme stërvitore, ai pati një përplasjeje të fortë me Pavloviçin duke pësuar një dëmtim në kokë. Fatmirësisht asgjë nuk është serioze por  32-vjeçari do të humbasë ndeshjen në transfertë kundër Kaljarit.

You may also like