Alonso: Në 2-3 vitet e ardhshme synoj titullin e tretë

by admin
Spread the love

Me dy tituj kampionë në Formula 1 dhe në moshën 42-vjeçari, piloti spanjoll i Aston Martin, Ferënando Alonso, është ende një konkurrent i fortë. Madje, ai synon që të fitojë titullin e tretë për pilotë pavarësisht se suksesi i tij të fundit në F1 daton në vitin 2023, kur garonte me Ferrari.

8 podiumet e fituara vitin e kaluar me Aston Martin kanë hequr çdo dyshim në lidhje me aftësitë e tij. Alonso është ende ndër pilotët më të fortë dhe ekipi britanik ka zgjedhur ta mbajë pranë, duke zgjatur kontratën e tij për të paktën edhe dy vite të tjera. Alonso shpreson që ardhja e Adrian Newey t’i japë një shtysë të re ambicieve të Aston Martin dhe të tija.

Alonso foli për të ardhmen e tij të afërt dhe të largët: “Është e qartë se Triple Crown është shumë tërheqëse për mua. Domethënë, fitimi i një garë të Formula 1 në pistën e Montekarlo, fitorja në garën 24-orëshe të Le Mansh dhe triumfi në Indy500.

Me këtë të fundit u përpoqa tre herë dhe dështova”.

“Përpjekja nuk është më në planet e mia, të paktën për momentin. Jam shumë i fokusuar në F1. Në dy ose tre vitet e ardhshme dua të fitoj një titull të tretë botëror për pilotë. Aktualisht është prioriteti im i parë dhe i vetëm. Pas kësaj do të jem 45-46 vjeç dhe do të shohim si do të jem”, u shpreh Alonso.

Duke folur për të ardhmen shtoi: “Kam synime të tjera, sfida ime e radhës do të jetë Rally Dakar. Nëse do të mund ta fitoja, do të isha jashtëzakonisht i kënaqur. Si pilot, të jesh në gjendje të fitosh në Endurance, në Le Mansh dhe Daytona, në F1 dhe më pas edhe në Rally do të thotë shumë“.

You may also like