Allegri do të ishte perfekt për Milanin aktual

by admin
Spread the love

Giovanni Galeone prognozon mundësinë e një rikthimi të mundshëm dhe sensacional të Max Allegrit në stolin e Milanit. Ish-trajneri, si dhe mentori i trajnerit toskan, foli për hipotezën në fjalë në “Radio Kiss Kiss”: “Max fitoi menjëherë te Milani, sapo mbërriti te kuqezinjtë.

Rikthimi i tij në drejtimin e Milanit aktual do të ishte perfekte për cilësitë e shkëlqyera teknike të skuadrës. Kuqezinjtë kanë individë të rëndësishëm në sulm, Max do të ishte në gjendje të rikthente qëndrueshmërinë në mbrojtje.

Nëse do t’i vinte një ofertë nga Ibrahimovic, me të vërtetë mendoj se do ta pranonte”.

Galeone u ndal edhe te Napoli kryesues i Serie A për momentin: “Titulli? Në fillim nuk do të kisha thënë Napoli, sidomos pas Veronës. Duhet të them që në punën e tij Conte pati edhe pak fat, gjë që në futboll vlen shumë.

Thënë kjo, Napoli ka identitetin e vet, i cili është i njëjtë me identitetin e Contes. Nuk e shoh Milanin si rivalin më të fortë të Interit për titull, pasi ka probleme në mbrojtje. Nuk e di çfarë të them për Juventusin… Nuk pëson gola, luan mirë, por nuk më bind akoma”.

You may also like