Kompania ALKALOID në periudhën janar-shtator ka pasur prej 231.3 milioneuro, eksporte 157.7 milion euri dhe investime 16.5 milionë euro. Këtë vit ALKALOID ka realizuar shitje prej rreth 9% më shumë në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Shitjet e konsoliduara të përgjithshme, arrijnë në rreth 14.236.125.924 denarë më shumë, që është për 14% më shumë se sa periudha e njejtë e vitit të kaluar. Shitjet e konsoliduara të realizuara në tregun vendas janë rritur për 20%, kurse eksporti i përgjithshëm i konsoliduar i kompanisë është rritur për 12%. Për të njejtën periudhë, ALKALOID ka realizuar rreth 222 vend të reja të punës në vendin tonë. Kjo kompani numëron rreth 3023 të punësuar, nga të cilët 2 298 në vend dhe 725 të punësuar jashtë.