Akt i shëmtuar, kryesi i veprës të vihet para drejtësisë – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ka reaguar ndaj aktit të dhunës kundrejt kryearit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në një postim në ‘Facebook’, kryetari i AKK-së, Agim Aliu, ka dënuar ashpër këtë akt dhune, teksa e vlerësoi këtë veprim si akt të shëmtuar, që është kundër rendit demokratik dhe të të zgjedhurit të qytetarëve.

>

“I papranueshëm, i shëmtuar, kundër rendit demokratik e të zgjedhurit të qytetarëve është akti i dhunës sot ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Dënoj ashpër këtë akt dhune dhe kërkoj nga organet kompetente të zbardhin rastin e të vënë para drejtësisë, kryesin e këtij akti të shëmtuar e kriminal, duke i dhënë dënimin e merituar”, ka shkruar Aliu.

You may also like