Aksionet e prodhuesve europianë të makinave bien pas vendosjes së tarifave nga Trump

by admin

Aksionet e disa prej shtëpive më të mëdha automobilistike europiane ranë të hënën pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, vendosi tarifa prej 25% për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja dhe 10% për importet nga Kina, duke rritur shqetësimin mbi detyrimet e mundshme në importet e BE-së.

Aksionet e Stellantis dhe Volkswagen, të cilat kanë operacione të mëdha në Meksikë dhe janë veçanërisht të cenueshme ndaj tarifave, ranë përkatësisht me 6.8% dhe 5.6%.

Aksionet e Volvo Cars ranë me 6.5%, ndërsa aksionet e Mercedes Benz, BMW, dhe Porsche humbën mes 3.6% dhe 4.3% në orën 9:20 me orën lokale.

Aksionet e furnizuesit francez të pjesëve për makina Valeo ndërkohë ranë me 7.4%.

Indeksi europian i automobilave dhe pjesëve të këmbimit ra me 3.7%, në nivelet më të ulëta më shumë se dy javë, më shumë se indekset e tjera sektorialë të STOXX 600 europian, që u ul me 1.4%.

Analistët kanë frikë se tarifat ndaj Meksikës mund të jenë më të dëmshme për shtëpitë automobilistike europiane dhe furnizuesit e tyre sesa çdo tarifë direkte për mallrat e BE-së.

>

“Ne mendojmë se rreth 8 miliardë euro (8.2 miliardë dollarë) të të ardhurave të Volkswagen do të ndikohen nga tarifat dhe rreth 16 miliardë euro të të ardhurave të Stellantis” – shkruajnë në një deklaratë analistët e Bankës së investimeve Stifel.

Ata e vlerësuan ndikimin e plotë të tarifave në rreth 12% të të ardhurave operative të Volkswagen në vitin 2025 dhe në 40% për Stellantis.
Volkswwagen tha të dielën se mund të nisë bisedimet për të shmangur konfliktin tregtar.

Analistët e JPMorgan thanë në një deklaratë se këtë javë presin që kompanitë të angazhohen ndaj qeverisë së SHBA-së në lidhje me vendet e punës dhe prodhimin e makinave në Shtetet e Bashkuara dhe jo në Meksikë dhe Kanada.

/ Reuters

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

You may also like