Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, në autostradën A4, një Toytoa e bardhë është goditur me autobusin e ekipit të Real Madrid.
Shoferi i makinës nuk e pa autobusin e spanjollëve të cilët po ndërronin korsinë dhe u përplasën së bashku. Toyota pësoi dëme me vlerë rreth 3 mijë euro, ndërsa shkalla e dëmeve të autobusit të Real Madrid nuk është ende e ditur.
Pas një ndalese të shkurtër, për fat të mirë u sigurua që gjithë të përfishrët nuk kishin lëndime.
“Një tifoz, që për shkak se po filmonte autobusin e skuadrës nga makina e tij, u hutua, ne nuk e vumë re.
Të tjerët që ishin pas neshe vunë re aksidentin”, tha një përfaqësues i klubit spanjoll për “Marca”.