Aksident në rrugën Manastir – Prilep, humbin jetën dy persona

by admin
Spread the love

Në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Manastir – Prilep dy persona kanë humbur jetën dhe një është lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në një përplasje të drejtpërdrejtë në mes të një automjeti të udhëtarëve “Toyota” me targa të Prilepit që ka qenë duke lëvizur në drejtim të Manastirit dhe një kamion që ka qenë në drejtim të Prilepit.
Ekipet e Zjarrfikëses janë ende në përpjekje për të shuar zjarrin, pasi automjetet kanë marrë flakë gjatë përplasjes. Sipas informacioneve fillestare nga shefi i Mjekësisë Emergjente nga Prilepi, për aksidentin e kanë pranuar rreth orës 07:45 dhe në vendngjarje është konstatuar vdekja e dy personave nga Prilepi, ndërsa shoferi i kamioni është plagosur.
Ekipet e policisë dhe prokurorisë themelore publike ende po hetojnë në vendngjarje, ndërsa rruga kryesore Prilep – Manastir është plotësisht e mbyllur.

MARKETING



You may also like