Ademi: Jemi përballë një krizë të rëndë të bashkëjetesës, po kërcënohet e ardhmja dhe stabiliteti i shtetit multietnik

by admin
Spread the love

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, sonte para Gjykatës Kushtetuese, deklaroi se vendimi i gjykatës për të ndaluar deklarimin për e përkatësisë etnike në institucionet publike është një vendim shokues dhe se ky vendim përbën një sulm të drejtpërdrejt ndaj të drejtave themelore të komuniteteve në RMV dhe se do të ketë pasoja të rënda për funksionimin e drejt dhe të barabartë të institucioneve.

“Deklarimi i përkatësisë etnike është një e drejtë e patjetërsueshme dhe një element i domosdoshëm për të përcaktuar përfaqësimin e drejt të të gjitha komuniteteve. Përmes këtij vendimi godite parimi i barazisë. Vendimi për të ndaluar deklarimin e përkatësisë etnike nuk është një hap i izoluar, ai ka pasoj të gjëra dhe të thella, duke përfshirë eliminimin e mundësisë që institucionet publike të pasqyrojnë përbërjen multietnike të shtetit tonë. Mekanizimi i balancuesit i cili ka mundësuar përfshirjen e komuniteteve në punësim dhe përfaqësim u shfuqizua poashtu me këtë vendim, duke shkatërruar të gjitha përpjekjet e bëra për të ndërtuar një shoqëri të barabartë dhe të integruar”, tha Ademi, raporton SHENJA.

Ademi shtoi se ky vendim është një goditje e rëndë për Marrëveshjen e Ohrit për Kushtetutën e vendit dhe për stabilitetin multietnik të vendit tonë.

“Sot më shumë se kurrë ne jemi përballë një krizë të rëndë të bashkëjetesës dhe të drejtës për mundësi të barabartë. Ky është një hap që kërcënon të ardhmen e stabilitetit multietnik dhe harmonisë që kemi ndërtuar”, tha më tej Ademi. /SHENJA/

MARKETING

-->



You may also like