Abraham dhe Tomori, pendesë në sy të trajnerit te Milani

by admin
Spread the love

Sapo të rifillojnë ndeshjet, Milani do të duhet të ecë përgjatë rrugës së dyfishtë të kampionatit dhe Champions-it. Avantazhi i vetëm i Tomorit dhe Abrahamit, fajtorë për “vjedhjen” e penalltisë së Pulisiçit ndaj Fiorentinës, është prania e tyre te “Milanello”. Si gjithmonë, krah për krah, që kur kanë hedhur hapat në futboll e deri më sot kur asnjëri prej tyre nuk thirret në kombëtaren e Anglisë.

Që të dy kanë qenë në gjendje të punojnë gjatë kësaj ndalese kombëtaresh dhe të tregojnë pendim në sytë e Fonsekës, i cili me siguri nga ana e tij po vlerëson qasjen e të dyve. Edhe sepse në Milano kanë mbetur shumë pak: përveç tyre, vetëm Rojal, Çau, Terraçiano, Himenez dhe Okafor. Krahasuar me kombëtaret që do të kthehen në mesjavë, do të kenë mundësi të rishikojnë detyrat e dhëna nga trajneri.

ÇËSHTJE BESIMI – Deri tani Tomori ka munguar vetëm në ndeshjen ndaj Venecias, teksa në gjitha herët e tjera, mes kampionatit dhe Europës, ka qenë titullar. Abrahami i ishte bashkuar skuadrës nga java e katërt kundër Venecias dhe ka qenë i pranishëm gjithmonë, përveç se kundër Liverpulit. I takon atyre që të meritojnë konfirmimin, duke respektuar udhëzimet e Fonsekës që i pati kritikuar hapur për veprimin e Firences. Në fakt, një veprim i tillë do të ishte në të mirë të Milanit sepse skuadra ka nevojë të ndryshojë qasje duke qenë se vjen nga dy humbjes me Championsit dhe kampionatit.

Anglezët me përvojën dhe cilësitë e tyre mund të jenë asete të vyera, ndaj “autokritika” do të ishte një ilaç i mirë për të rifituar edhe besimin e Foneskës, i cili mund t’i degdisë edhe në pankinë të shtunën, për t’u dhënë një sinjal të gjithëve. Aq më tepër që ky i fundit duhet të zgjedhë edhe kapitenin për ndeshjen e radhës ku do të mungojnë Teo dhe Kalabria, respektivisht i skualifikuar dhe i dëmtuar. Tomori duket kandidati kryesor sepse preferohen lojtarë lëvizës, por nuk përjashtohet që përgjegjësia t’i ngarkohet Menjasë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like